Putin anulon marrëveshjen e peshkimit midis Rusisë dhe Britanisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 1956, anijet britanike të peshkimit mund të peshkonin në rajone të caktuara të Detit Barents

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin anuloi marrëveshjen e peshkimit të nënshkruar me Britaninë e Madhe në vitin 1956, raporton Anadolu.

Me dekretin e nënshkruar nga Putin, peshkatarët britanikë ndalohen të peshkojnë në bregdetin rus të Detit Barents.

Brenda fushëveprimit të marrëveshjes së nënshkruar midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1956, anijet britanike të peshkimit mund të peshkonin në rajone të caktuara të Detit Barents.

Marrëveshja vazhdoi të zbatohej midis Rusisë dhe Britanisë pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Vyacheslav Volodin, kryetari i Dumës, dhoma e ulët e parlamentit rus, tha në një deklaratë muajin e kaluar se britanikët kanë ngrënë peshk rus për 68 vjet. “Lërini të humbin peshë tani. Le të bëhen më të zgjuar”, shtoi ai.

Share This Article