ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave në UK 3 hours ago
“Demokracia nuk ndërtohet në depo e kafene” – LDK përshëndet vendimin e PZAP për qendrat e votimit të mërgatës 3 hours ago
Deputetja britanike dënohet me 2 vite burg në Bangladesh 3 hours ago
Mafia shqiptare në Meksikë: Si i pastronte Hysa paratë e kartelit Sinaloa? 3 hours ago
ISHP: 125 raste të reja me HIV në 2025, më të prekur meshkujt dhe grupmosha 35-44 vjeç 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Putin: Do të vazhdojmë të forcojmë ushtrinë tonë

albnews by albnews
23 February, 2022
in Bota
0
Putin: Do të vazhdojmë të forcojmë ushtrinë tonë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti Vladimir Putin tha se interesat e Rusisë sa i përket çështjeve të sigurisë nuk janë të negociueshme. Megjithatë pranoi se është i gatshëm për zgjidhje diplomatike për problemet më të vështira.

RelatedPosts

Miliarderi zviceran bën thirrje për taksa më të larta për super të pasurit

Si ndryshojnë pagat e të huajve në Zvicër në varësi të llojit të lejes

Tragjike/ Gjendet i pajetë tregtari i njohur i antikiteteve dhe gruaja e tij në Firence. Shtëpia si skenë filmi, plot me episode dhune

 “E shohim se si po vështirësohen gjërat në arenën ndërkombëtare, rreziqet dhe sfidat që na kanë dalë përpara, si kërkesa për të dobësuar sistemet e armatimeve tona, ose aktiviteti ushtarak i bllokut të NATO-s”, tha Putin në një fjalim televiziv të publikuar të mërkurën nga Kremlini. “Në të njëjtën kohë, kërkesat e Rusisë për të ndërtuar sisteme të pandashme dhe të barabarta sigurie, për të mbrojtur të gjithë shtetet, nuk kanë marrë përgjigje”.

Putin shtoi: “Vendi ynë është gjithmonë i hapur për dialog të ndershëm dhe të drejtpërdrejtë, për gjetjen e zgjidhjeve diplomatike për problemet më të vështira. Por e përsëris, interesat e Rusisë dhe siguria e qytetarëve tanë nuk janë të negociueshme.

Prandaj ne do të vijojmë të zhvillojmë dhe të përmirësojmë ushtrinë dhe marinën tonë, për të siguruar që eficienca e tyre të rritet dhe që të jene të pajisur me teknologjinë më të fundit”.

Deklarata vjen në një kohë ku tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë në pikën më të lartë, pas vendimit për të futur trupa në Ukrainë. Rusia miratoi marrëveshje bashkëpunimi me të ashtuquajturat Republika Popullore të Luhanskut dhe Donetskut, territore që në fakt janë pjesë e shtetit të Ukrainës.

Kievi pretendon se Putin ka futur tashmë mbi 10 mijë trupa në territorin e saj dhe frika për një pushtim të plotë mbetet e lartë. Si kundërpërgjigje e këtij veprimi, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione të forta kundër bankave ruse dhe oligarkëve të lidhur me Putin, ndërsa Gjermania pezulloi procesin e certifikimit të gazsjellësit “Nord Stream 2”, që do të dërgojë gaz rus në vend.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

1 December, 2025
“Demokracia nuk ndërtohet në depo e kafene” – LDK përshëndet vendimin e PZAP për qendrat e votimit të mërgatës

“Demokracia nuk ndërtohet në depo e kafene” – LDK përshëndet vendimin e PZAP për qendrat e votimit të mërgatës

1 December, 2025
Deputetja britanike dënohet me 2 vite burg në Bangladesh

Deputetja britanike dënohet me 2 vite burg në Bangladesh

1 December, 2025
Mafia shqiptare në Meksikë: Si i pastronte Hysa paratë e kartelit Sinaloa?

Mafia shqiptare në Meksikë: Si i pastronte Hysa paratë e kartelit Sinaloa?

1 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result