“Putin duhet të ndalet”, Biden apel Kongresit për miratimin e ndihmave për Ukrain pas sulmeve masive ruse

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
WASHINGTON, DC - FEBRUARY 07: U.S. President Joe Biden delivers his State of the Union address during a joint meeting of Congress in the House Chamber of the U.S. Capitol on February 07, 2023 in Washington, DC. The speech marks Biden's first address to the new Republican-controlled House. Seated behind President Biden are Vice President Kamala Harris and Speaker of the House Kevin McCarthy (R-CA). (Photo by Drew Angerer/Getty Images)

Presidenti amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje Kongresit të premten të dërgojë më shumë ndihma në Ukrainë pasi presidenti rus Vladimir Putin nisi një sulm ajror masiv ditën e sotme.

Rusia goditi gjashtë qytete të mëdha dhe fshatrat përreth me 122 raketa dhe dhjetëra dronë në sulmin ajror më intensiv dhe brutal që nga fillimi i pushtimit të Putinit 22 muaj më parë.

Të paktën 144 persona u plagosën dhe një numër i pacaktuar ende mbetën nën rrënoja gjatë sulmit rreth 18 orësh, thanë zyrtarët ukrainas.

Biden reagoi duke i bërë apel Kongresit për të kaluar paketën e tij të ndihmës prej 61 miliardë dollarësh drejt Kievit.

“Raketat thuhet se goditën një maternitet, një qendër tregtare dhe zona të banuara duke vrarë njerëz të pafajshëm dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Është një kujtesë e ashpër për botën se pas gati dy vjetësh të kësaj lufte shkatërruese, objektivi i Putinit mbetet i pandryshuar. Ai kërkon të fshijë Ukrainën dhe të nënshtrojë popullin e saj. Ai duhet të ndalet”, tha Biden.

Share This Article