”Putin e ka humbur luftën’’, kreu i ushtrisë britanike: Tani është me i dobët, NATO më e fortë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i forcave të armatosura në Britaninë e Madhe paralajmëron se javët në vazhdim do të jenë të vështira për Ukrainën. Por sipas Admiral Sir Toni Radakin, Vladimir Putin e ka humbur luftën, pas një sërë gjykimesh katastrofike. Ai vlerësoi se presidenti rus ishte tani një figurë me e dobët, ndërsa aleanca e Natos më e fuqishme dhe më e bashkuar se kurrë.

“Pamjet që vijnë nga Mariupoli apo qytete të tjera janë të tmerrshme dhe javët në vazhdim do të vazhdojnë të jenë shumë të vështira. Por në shumë mënyra Putin e ka humbur luftën. Ai e ka dëmtuar veten përmes një serie gjykimesh katastrofike. Putin nuk e kuptoi dot se sa të thella ishin nocionet e sovranitetit, demokracisë dhe identitetit kombëtar në Ukrainë. Si të gjithë autoritarët lejoi të keq informohej mbi fuqinë dhe efektshmërinë e forcave të armatosura ruse” , deklaroi admirali britanik.

Radakin shtoi se Putin “dështoi të parashikonte unitetin dhe kohezionin mes shteteve të lira në botë. Është shumë e qartë se Putin është tani figurë më e dobët se sa ishte një muaj më parë ndërsa NATO është më I fuqishëm dhe I bashkuar se kurrë”.

Share This Article