Putin heq kufirin maksimal të moshës për përfshirjen në ushtri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti rus Vldimir Putin ka nënshkruar një ligj për heqjen e kufirit maksimal të moshës për tu regjistruar në ushtri.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat shtetërore ruse, raporton CNN.

Ligji përfshin si vendas ashtu dhe të huaj që duan t’i bashkohen shërbimit të ushtrisë. Ai u miratua nga Duma Shtetërore të mërkurën, por me nënshkrimin e presidentit Putin sot, hyri në fuqi.

Më parë shtetasit të moshës nga 18 deri në 30 vjeç mund të regjistroheshin në ushtrinë ruse. Zyrtarë të ushtrisë dhe ligjvënës rusë mendojnë se heqja e kufirit maksimal të moshës do të tërheqë specialistë nga fushat mjekësore si inxhinieria, mjekësia dhe komunikimi.

Në projektligj shkruhet gjithashtu se përdorimi i armëve dhe pajisjeve me preçizion të lartë kërkon specialistë të cilët e fitojnë një gjë të tillë nga mosha 40-45 vjeç.

Miratimi i ligjit vjen pas humbjeve të mëdha në frontin e luftës të ushtrisë ruse.

Share This Article