Putin humbet kolonelin e 38 / Lufta në Ukrainë e pamëshirshme për trupat ruse

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vladimir Putin ka humbur kolonelin e tij të 38-të në luftën në ukrainë, ndërsa bilanci mes trupave ruse sa vjen e rëndohet.

Kolonel-Lejtnand Fyodor Evgenievich Solovuov, 44 vjec, humbi jetën në luftimet në Donbas, sipas raporteve nga Rusia.

Soloyov ishte komandant i regjimentit të artilerisë të Hovitzerëve, të divizionit të 127 të motorizuar. Ai u varros me nderime ushtarake në fshatin Chunaki, në rajonin Penza të Rusisë.

Mediat vendase shkruajnë se ai vdiq si një hero në territorin e republikës popullore të Donetskut. Detaje të tjera nuk janë dhënë për mënyrën se si ai humbi jetën, por pas vdekjes, koloneli 44 vjecar është nderuar me Urdhërin e Kurajos të Rusisë.

Nëntë gjeneralë dhe 38 kolonelë janë vrarë që nga 24 shkurti në luftën e Putinit, sipas statistikave, edhe pse vetë Rusia nuk ka dhënë asnjëherë një bilanc të saktë.

Sipas disa raporteve të fundit, SHBA i ka dhënë informacione Ukrainës duke e ndihmuar atë të marrë në shënjestër komandantët e lartë rusë, me qëllim shkatërrimin e moralit të forcave të Putinit.

Share This Article