“Putin i dëshpëruar”, britanikët: Mund të tentojë të sulmojë një bazë të NATO-s që furnizon Kievin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Vladimir Putin është gjithmonë e më i dëshpëruar, aq sa mund të mendojë edhe të godasë ndonjë bazë të NATO-s që po furnizon me armë Kievin”.

Parashikimi i zymtë, që mund të ishte shkëndija e një përhapje globale të konfliktit, vjen nga një zë i dëgjuar nga Londra zyrtare. Bëhet fjalë për Lord Peter Ricketts, këshilltar i parë për sigurinë kombëtare, dhe një nga ekspertet më të mëdhenj të politikës ndërkombëtare në Britaninë e Madhe.

Ish-diplomati i karrierës, ambasador dhe ish-kreu i Agjencisë që koordinon shërbimet sekrete britanike, është i bindur që armët që në mënyrë zyrtare ose të fshehtë vendet e NATO-s po i dërgojnë ushtrisë ukrainase po i shkaktojnë dëme të paimagjinueshme ushtrisë së Moskës, duke shtuar irritimin  e presidentit rus Vladmir Putin.

“Mendoj se Kremlini po mendon të kufizojë sa më shumë këtë lum armatimesh që po mban ushtrinë ukrainase. Ajo çka po na thonë rusët zyrtarisht por edhe privatisht është që ato armë po tregohen shume efektive”.

Gjithsesi, lordi britanik shtoi në analizën e tij se lufta “mund të jetë e gjatë edhe disa vite, një plagë e hapur në mes të Europës”, e luftuar në formë të një guerilje në një vend faktikisht të ndarë në dy pjesë dh epa shpresë konkrete për të arritur një marrëveshje mes palëve.   

Share This Article