Presidenti rus, Vladimir Putin, sonte do t’i drejtohet popullit rus në fjalimin më të madh që kur Rusia pushtoi Ukrainën.
Sipas informacioneve, atij do t’i bashkohet ministri i tij i mbrojtjes Sergei Shoigu.
Më herët u bë e ditur se presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi një telefonatë urgjente me presidentin rus Vladimir Putin.
Presidenca turke njoftoi gjithashtu se Erdogan kishte një telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pak para se presidenti turk t’i drejtohej OKB-së.
Në të njëjtën kohë, separatistët pro-rusë njoftuan mbajtjen e referendumeve për bashkimin me Rusinë, në Donetsk dhe Lugansk, por edhe në Kherson dhe Zaporizhia.