Presidenti rus, Vladimir Putin ka zgjedhur të udhëtojë me tren të blinduar pasi i frikësohet përdorimit të avionëve.
Mediat e huaja shkruajnë se presidenti rus beson se avionët e tij privatë mund të gjurmohen ose të rrëzohen nga NATO apo Ukraina.
Reporteri investigativ, Ilya Rozhdestvensky nga Dossier Center, ndër të tjera shtoi se Putini beson se treni i blinduar është një “mënyrë më e sigurt për të udhëtuar” dhe se sipas tij askush nuk do ta dijë se ku po shkon.