Putin i zemëruar shkarkon “fajtorin” për fatkeqësinë në Kharkiv

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shërbimi i inteligjencës ushtarake ukrainase pretendon se Presidenti i Rusisë shkarkoi gjeneralin Roman Berdnikov, i cili komandonte ushtrinë ruse në pjesën perëndimore të fushëbetejës.

Sipas raportimeve, gjenerali u shkarkua pas tërheqjes së ushtrisë ruse nga rajoni i Kharkiv-it, pra duke kaluar vetëm 17 ditë në atë pozicion.

Ukrainasit deklarojnë gjithashtu se zëvendësuesi i Berdnikov-it është gjeneral-lejtnant Aleksander Lapin, komandant i Qendrës së Grupit të Ushtrisë, i cili tani do të marrë përgjegjësinë për komandat qendrore dhe perëndimore të ushtrisë ruse.

Burimet perëndimore pohojnë se ushtarët rusë “fjalë për fjalë u larguan nga pozicionet e tyre”, duke lënë pas edhe rrobat e tyre teksa iknin nga ushtria ukrainase që përparonte në rajonin e Kharkiv-it në veri-lindje të vendit.

Share This Article