Putin kërcënon Perëndimin: Do përdorim uraniumin e varfëruar nëse e furnizoni Ukrainën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një konferencë me gazetarët dhe blogerët rusë të luftës, Presidenti rus Vladimir Putin hodhi dyshime se SHBA dhe Britania e Madhe po furnizojnë Kievin me armë që përmbajnë uranium të varfëruar.

Duke thënë se Rusia është vendosur përballë këtij fakti, Putin kërcënoi hapur Kievin duke thënë se edhe Moska mund t’i përdorë këto predha nëse Ukraina bën të njëjtën gjë.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia Ria Novosti, me Putin që shtoi se konflikti në Ukrainë ka treguar se Rusisë i mungojnë lloje të ndryshme armatimi, veçanërisht “municione me precizion të lartë, dronë e kështu me radhë”.

“Ne i kemi ato, por jo të mjaftueshme“, specifikoi ai.

Megjithatë, presidenti rus shtoi se në vitin e fundit Moska ka rritur prodhimin e armëve kryesore me 2.7 herë dhe ato më të kërkuara me dhjetë herë.

“Operacioni ushtarak special në Ukrainë ka zbuluar se në ushtrinë ruse ka gjeneralë të cilët kanë rezultuar të butë, joefektiv, ndërsa të tjerë që qëndronin në hije dëshmuan se janë shumë efektivë dhe të nevojshëm”, shtoi Putin.

Ai paralajmëroi se Moska po mendon “të dalë nga marrëveshja e grurit, veçanërisht nëse korridori përdoret nga Ukraina për sulme me ndihmën e dronëve“.

Kreu i Kremlinit shtoi se Rusia, “në rast të tërheqjes nga marrëveshja e grurit, do të jetë e gatshme të shpërndajë pa pagesë për vendet më të varfra grurin e Ukrainës“.

Share This Article