ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajlanda nis sulme ajrore në Kamboxhia, mijëra njerëz largohen nga kufiri   10 minutes ago
Sot Dita Kombëtare e Rinisë, 8 Dhjetori që ndryshoi Shqipërinë. Si rinia nisi epokën e demokracisë 35 vite më parë 12 minutes ago
8 Dhjetor, Begaj: Guximi dhe lëvizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane 14 minutes ago
Përmbytje tragjike në Indonezi – Mbi 900 të vdekur dhe dëme të mëdha, ndërsa ekipet vijojnë kërkimet 16 minutes ago
Trump: I zhgënjyer me Zelenskyn, ai nuk e ka lexuar propozimin e paqes 19 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Putin kërkon që Perëndimi t’ia plotësojë menjëherë kërkesat e sigurisë

albnews by albnews
23 December, 2021
in Bota
0
Putin kërkon që Perëndimi t’ia plotësojë menjëherë kërkesat e sigurisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka kërkuar nga Perëndimi që t’i ofrojë “menjëherë” garanci të sigurisë, teksa tensionet po rriten për shkak të grumbullimit masiv të trupave ruse në afërsi të kufirit të Ukrainës.

Duke folur në konferencën vjetore me gazetarë, Putini u përgjigj në pyetjet e gazetarëve lidhur me qëllimet e Rusisë, duke renditur një sërë ankesash për Ukrainën dhe Aleancën Veri-Atlantike (NATO).

RelatedPosts

Tajlanda nis sulme ajrore në Kamboxhia, mijëra njerëz largohen nga kufiri  

Përmbytje tragjike në Indonezi – Mbi 900 të vdekur dhe dëme të mëdha, ndërsa ekipet vijojnë kërkimet

Trump: I zhgënjyer me Zelenskyn, ai nuk e ka lexuar propozimin e paqes

Ai po ashtu foli edhe për një listë të kërkesave që zyrtarët rusë kanë publikuar më herët gjatë këtij muaji, përmes së cilave Rusia kërkon një ristrukturim të madh të sigurisë evropian dhe politikave të NATO-s.

“Ju duhet të na jepni garanci. Ju! Dhe pa asnjë vonesë! Tash!”, tha Putini duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Megjithatë, gjatë përgjigjes në pyetjet e gazetarëve, Putini u duk sikur dha sinjale pozitive sa i përket bisedimeve që pritet të mbahen ndërmjet Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe me përfshirjen e mundshme dhe të aleatëve të tjerë perëndimorë.

SHBA-ja dhe zyrtarët rusë po tentojnë që takohen në Gjenevë, pas Vitit të Ri.

“Deri më tani kemi parë reagime pozitive. Partnerët tanë amerikanë na thanë se ata janë të gatshëm të nisin bisedimet në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Putin.

Kërkesat e Rusisë, që fillimisht janë publikuar më 17 dhjetor, bëjnë thirrje për ndalimin e zgjerimit të mëtejmë të NATO-s në lindje.

Në javët e fundit, Shtetet e Bashkuara, NATO dhe Kievi kanë ngritur alarmin, pasi Rusia ka grumbulluar rreth 100,000 trupa në afërsi të kufirit të Ukrainës dhe në Gadishullin e okupuar të Krimesë.

Zyrtarët amerikanë thonë se Moska ka të ngjarë që po planifikon një ofensivë ushtarake. Por, Rusia ka mohuar se ka plane të tilla.

Gjatë konferencës vjetore, Putini po ashtu përsëriti akuzat ndaj Ukrainës, duke thënë se Kievi po përgatit një ofensivë ushtarake në rajonet lindore të vendit, ku për shtatë vjet me radhë po luftojnë forcat ukrainase dhe separatistët e mbështetur nga Rusia.

“Tani ata po na thonë ne luftë, luftë, luftë. Duket se ata po përgatisin një ofensivë (në lindje të Ukrainës) dhe po na paralajmërojnë ne që të mos iu dalim në rrugë ose do të ketë sanksione”, tha Putini. Ai po ashtu akuzoi Perëndimin se ka krijuar sentiment anti-rus dhe ua ka “shpërlarë trurin qytetarëve”.

Konferenca vjetore është një prej tre ngjarjeve shumë mirë e orkestruar, që Putini mban e të cilat transmetohen në televizionin publik. Putini mban këtë konferencë pothuajse çdo vit, në përpjekje për të treguar dominimin rus në jetën politike.

Vitet e kaluara, këto konferenca kanë zgjatur mbi tri orë, ndërkaq konferencën më të gjatë, Putini e mbajti vitin e kaluar, plot katër orë e gjysmë.

Për shkak të kufizimeve të pandemisë, gazetarët që morën pjesë në këtë ngjarje u deshën që të dërgoni tri teste negative për koronavirus, në mënyrë që ta përcillnin konferencën nga afër.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajlanda nis sulme ajrore në Kamboxhia, mijëra njerëz largohen nga kufiri  

Tajlanda nis sulme ajrore në Kamboxhia, mijëra njerëz largohen nga kufiri  

8 December, 2025
Sot Dita Kombëtare e Rinisë, 8 Dhjetori që ndryshoi Shqipërinë. Si rinia nisi epokën e demokracisë 35 vite më parë

Sot Dita Kombëtare e Rinisë, 8 Dhjetori që ndryshoi Shqipërinë. Si rinia nisi epokën e demokracisë 35 vite më parë

8 December, 2025

8 Dhjetor, Begaj: Guximi dhe lëvizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane

8 December, 2025
Përmbytje tragjike në Indonezi – Mbi 900 të vdekur dhe dëme të mëdha, ndërsa ekipet vijojnë kërkimet

Përmbytje tragjike në Indonezi – Mbi 900 të vdekur dhe dëme të mëdha, ndërsa ekipet vijojnë kërkimet

8 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result