Putin: Marrëdhëniet SHBA-Rusi janë në krizë të thellë, akuza Uashingtonit për luftën në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë në krizë të thellë, ndërsa ka fajësuar Uashingtonin për pushtimin e Ukrianës.

“Inkurajimi amerikan i revolucioneve me ngjyra çoi në pushtimin në Ukrainë”, u shpreh kreu i Kremlinit gjatë një ceremonie për marrjen e kredencialëve të 17 ambasadorëve të rinj, përfshirë përfaqësuesin e SHBA Lynne Tracy dhe atë të Bashkimit Europian Roland Galharague.

Presidenti rus Vladimir Putin i tha ambasadores së re amerikane në Moskë, se Uashingtoni ishte përgjegjës për “krizën ukrainase” ndërsa pranoi kredencialet e saj.

Javën e kaluar, autoritetet ruse arrestuan gazetarin amerikan Evan Gershkovich me pretendimet për “spiunim”, akuza të hedhura nga Uashingtoni si “qesharake”.

Putin i tha gjithashtu të dërguarit të ri të BE-së në Moskë, Roland Galharague, se blloku nxiti “konfrontim gjeopolitik” me Moskën.

Rusia  është goditur me një breshëri sanksionesh të BE-së dhe SHBA-së që kur Putin filloi ofensivën e tij në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar.

Më herët zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkovtha se Rusia është “tashmë në fazën e një lufte të nxehtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Share This Article