Presidenti rus Vladimir Putin po planifikon të largohet në janar të 2021’ës në pozitën e presidentit pas spekulimeve se ai po vuan nga sëmundja e Parkinsonit, sipas raportimit të medieve të huaja.
Putin, i cili është 68 vjeç, thuhet se po nxitet nga anëtarët e familjes së tij të tërhiqet për shkak të gjendjes shëndetësore të tij, shkruan Yahoo Neës.
Një raportim i Neë York Post citonte shkencëtarin politik të Moskës, Valery Solovei, duke thënë se “E dashura 37-vjeçare e Putinit, Alina Kabaeva dhe të dy vajzat e tij po e nxisin atë t’i lë zyret e punës. Familja ka një ndikim të madh në të. Ai do t’i bëjë planet e tij afatgjata publike në janar të vitit të ardhshëm”.
Putin thuhet se vuan nga Parkinson pasi presidenti është parë së fundmi duke shfaqur simptoma të sëmundjes. Disa raportime gjithashtu thonë se Putini ka filluar të tregojë shenja dobësie në duart e tij, duke pasur vështirësi të mbajë stilolapsin, si dhe duke iu dridhur vazhdimisht këmbët.