Putin ngacmon Perëndimorët: Edhe po të fundosnim luftanijen britanike, s’do të kishte luftë botërore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në gjoja intervistat e tij maratonë me qytetarët rus në televizionin shtetëror rus Vladimir Putin sfidoi perëndimorët duke i porositur se nuk do të tolerojnë provokime të tilla si ai luftanijes britanike në ujërat afër Krimesë, e shtoi se edhe nëse do ta fundosnin atë luftanije nuk do të kishte reagim, transmeton Gazeta Metro.

“Pas incidentit me luftanijen britanik në Krime nuk u afrua lufta e tretë botërore. Edhe sikur ta fundosnim luftanijen, nuk do të kishte luftë të tretë” tha Putin gjatë programit të Linja e Drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror rus, program ky që gjoja ju mundëson atyre kontaktin direkt m presidentin për t’i shtruar pyetje.

Sipas Putin Mbretëria e Bashkuar kishte synim të zbulonte lokacionin e forcave ruse në Krime dhe të vëzhgoj reagimin e tyre.

Sipas tij incidenti me luftanijen britanike afër bregdetit të Krimesë është provokim, ku morën pjesë jo vetëm Britanikët por edhe Amerikanët. Luftanija britanike ishte e mbështetur edhe nga një aeroplan vëzhgues amerikan tha ai në televizion.

Putin tha se ishin në njohuri paraprakisht të synimeve të britanikëve dhe amerikanëve dhe reaguan në mënyrën e duhur.

Share This Article