Putin njeh republikat separatiste, Johnson: Gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar, do mbështesim Ukrainën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Masa e Rusisë do të ishte shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare”, kështu tha Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson i pyetur për lëvizjen e Vladimir Putin për njohjen e rajoneve separatiste.

Ai thotë se njohja e republikave të vetëshpallura në Ukrainën lindore do të ishte “qartësisht në shkelje të ligjit ndërkombëtar”.

“Është një shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës. Është një mohim i procesit të Minskut dhe marrëveshjeve të Minskut dhe mendoj se është një ogur shumë i keq dhe një shenjë shumë e errët”, tha Johnson.

Ai tha se deklarata e Putinit është një tjetër tregues se gjërat po ecin në drejtimin e gabuar në Ukrainë.

Johnson theksoi se Britania do të vazhdojë të bëjë gjithçka për të qëndruar pranë popullit të Ukrainës, duke përfshirë përgatitjen e sanksioneve “të fuqishme” dhe vazhdimin e “fortifikimit” të krahut lindor të NATO-s.

Share This Article