ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia antikorrupsion e Ukrainës bastis shtëpinë e këshilltarit kryesor të Zelenskyt 4 hours ago
Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë 4 hours ago
Shaip Kamberi: Zemrat tona rrahin më fort për lirinë 4 hours ago
113-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit në Vlorë 4 hours ago
Kjo është lista me 16 banorët e mundshëm të “Big Brother VIP Albania 5”  4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Putin nxjerr “Kremlinin fluturues”, kërkon të testojë evakuimin në rast apokalipsi atomik

albnews by albnews
19 March, 2022
in Bota
0
Putin nxjerr “Kremlinin fluturues”, kërkon të testojë evakuimin në rast apokalipsi atomik
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nuk ka diskutim që ukrainasit po vuajnë pasojat më të tmerrshme të luftës, me viktima dhe të plagosur që regjistrohen çdo ditë që nga fillimi i pushtimit rus, dhe miliona të tjerë që kanë lënë shtëpitë e tyre.

RelatedPosts

Policia antikorrupsion e Ukrainës bastis shtëpinë e këshilltarit kryesor të Zelenskyt

Kryeministri Orban vizitë në Rusi, takohet me Putinin

Gënjeu në CV, jep dorëheqjen ministri rumun i Mbrojtjes

Por, sipas “Daily Mail”, edhe Presidenti rus, Vladimir Putin, përgjegjësi kryesor i këtij konflikti brenda territorit europian, ka pësuar një transformim të rëndësishëm për shkak të luftës. Pasi kuptoi se nuk mund të merrte Ukrainën brenda pak ditësh, burime nga brenda Kremlinit, që citon media britanike, raportojnë se Putin i ka shtuar edhe “apokalipsin bërthamor” listës së paranojave të tij.

Distanca që ruan kur flet me liderët e tjerë botërorë, apo edhe me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, është thjesht një fiksim i vogël. Sipas burimeve brenda Kremlinit, Putin ka kërkuar që të testohet evakuimi i tij në avionin presidencial, në rast të shpërthimit të një lufte bërthamore.

Avioni, i quajtur Ilyushin Il-80, ose sipas emrit të koduar të NATO-s, Maxdomes, ka marrë nofkën “Kremlini fluturues”, pasi është praktikisht një bunker bërthamor me krahë, nga ku Putin mund të japë urdhra dhe të komandojë gjithçka nëse do t’i duhet të largohet nga Kremlini për shkak të një katastrofe bërthamore.

Rusët po punojnë madje për një model të ri, të quajtur Ilyushin 96-400M, por ai nuk është ende gati.

Shumë burime jo zyrtare thonë se shkak për vendimet e Putin është edhe gjendja e tij shëndetësore jo e mirë, por shërbimet perëndimore të inteligjencës nuk kanë raportuar për asnjë moment një gjë të tillë.

Sipas burimeve ruse, për stërvitjen bërthamore janë lajmëruar vetëm aleati i ngushtë Dimitry Medvedev, dikur kryeministër dhe president i Rusisë, si dhe krerët e dy dhomave të parlamentit rus, Vyacheslav Volodin dhe Valentina Matviyenko.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia antikorrupsion e Ukrainës bastis shtëpinë e këshilltarit kryesor të Zelenskyt

Policia antikorrupsion e Ukrainës bastis shtëpinë e këshilltarit kryesor të Zelenskyt

28 November, 2025
Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë

Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë

28 November, 2025
Shaip Kamberi: Zemrat tona rrahin më fort për lirinë

Shaip Kamberi: Zemrat tona rrahin më fort për lirinë

28 November, 2025
113-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit në Vlorë

113-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit në Vlorë

28 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result