ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ngre siparin ekspozita “Dhomat e vizatimit” 9 minutes ago
Një hap i madh drejt kuptimit të origjinës së jetës, ja çfarë zbuloi NASA në asteroidin ‘Bennu’ 16 minutes ago
Batistuta: Nuk ka më sulmues si unë apo Vieri, fajin e ka …Guardiola 18 minutes ago
Sulm me dron në Çernobil, dëmtohet kupola mbrojtëse e reaktorit 45 minutes ago
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas 49 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Putin paralajmëron NATO-n t’i rrijë larg Lindjes: Ukraina i përket Leninit

albnews by albnews
24 December, 2021
in Bota
0
Putin paralajmëron NATO-n t’i rrijë larg Lindjes: Ukraina i përket Leninit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një pyetje mbi Ukrainën provokoi nervat e presidentit rus, në konferencën që ai mban rregullisht çdo fundvit, një event zakonisht i parashikueshëm. Një gazetar i Sky News e pyeti Putinin nëse Moska mund të japë garanci dhe të premtojë se nuk do ta pushtojë fqinjin e saj.

“Ju po kërkoni garanci nga ne? Jeni ju që duhet të na jepni garanci. Menjëherë. Tani! Dhe të mos e flasim më për dekada.”

RelatedPosts

Sulm me dron në Çernobil, dëmtohet kupola mbrojtëse e reaktorit

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Meloni: Evropa duhet të mbrojë veten dhe të mos varet nga të tjerët

Ditët e fundit, Ukraina publikoi disa imazhe të marra nga sateliti, të cilat tregojnë shumë forca ruse të vendosura në kufirin e saj.

Moska e argumenton vendosjen e trupave në kufi si përgjigje të asaj që ajo e sheh si kërcënim për zgjerimin e NATO-s, ndërsa zyrtarët perëndimorë e shohin këtë si demonstrim të diplomacisë shtrënguese përmes së cilës Rusia shpreson të mbajë kontrollin e saj në Ukrainë.

Putini e portretizoi në mënyrë të përsëritur Rusinë si viktimë, duke pretenduar se Moska ishte tërhequr në konfliktin e Ukrainës, kur në të vërtetë ishte thjesht një “ndërmjetëse”.

“Ata duan të na bëjnë palë në konflikt dhe nuk është kështu,” tha ai.

Ai akuzoi NATO-n se ishte agresori i vërtetë, dhe shkoi më tej akoma duke shtuar se Perëndimi gjithmonë është përpjekur ta shkatërrojë Rusinë.

“Ata na mashtruan. Thjesht na mashtruan. Pesë valë të zgjerimit të NATO-s”, tha ai.

“Dhe në krye të kësaj – pavarësisht se çfarë kemi bërë, ju gjithmonë keni shprehur “shqetësime”. Dilni që  këtu megjithë “shqetësimet” tuaja. Ne do të bëjmë atë që ne e konsiderojmë të nevojshme. Ne duam të garantojmë sigurinë tonë”, tha ai.

“Veprimet tona do të varen nga situata në sferën e sigurisë. E bëmë të qartë se zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s në Lindje nuk është i pranueshëm. Nuk jemi ne ata që erdhëm në Shtetet e Bashkuara me raketa. Ata janë ata që po na vendosin raketa pikërisht në pragun e derës. Po sikur të vendosim ne raketa në kufirin e SHBA-së dhe Kanadasë? Apo në Meksikë?”.

Ai e kundërshtoi idenë e sovranitetit të Ukrainës, duke sugjeruar se vendi në të vërtetë i përket Vladimir Leninit.

“Kujt i përkiste Kalifornia?” pyeti ai, duket duke iu referuar Kalifornisë që ishte pjesë e Meksikës përpara Luftës Meksikano-Amerikane. “Po Teksasi? A e harruan këtë? Epo mirë, të gjithë kanë harruar Krimenë e dikurshme. Ne nuk mbajmë mend edhe se kush e krijoi Ukrainën – Lenini, kur krijoi Bashkimin Sovjetik”.botaputinukrainalindjashbanatolenini

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ngre siparin ekspozita “Dhomat e vizatimit”

Ngre siparin ekspozita “Dhomat e vizatimit”

6 December, 2025
Një hap i madh drejt kuptimit të origjinës së jetës, ja çfarë zbuloi NASA në asteroidin ‘Bennu’

Një hap i madh drejt kuptimit të origjinës së jetës, ja çfarë zbuloi NASA në asteroidin ‘Bennu’

6 December, 2025
Batistuta: Nuk ka më sulmues si unë apo Vieri, fajin e ka …Guardiola

Batistuta: Nuk ka më sulmues si unë apo Vieri, fajin e ka …Guardiola

6 December, 2025
Sulm me dron në Çernobil, dëmtohet kupola mbrojtëse e reaktorit

Sulm me dron në Çernobil, dëmtohet kupola mbrojtëse e reaktorit

6 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result