ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Princi Harry vendos kurorë për nder të të rënëve të luftës ukrainase në një vizitë surprizë në Kiev 9 minutes ago
Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin 16 minutes ago
Zelensky: Prania e dërguarit special amerikan në Kiev, mbrojtje ajrore për Ukrainën 18 minutes ago
Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s në Evropë: Operacioni për rrëzimin e dronëve rusë, i suksesshëm 22 minutes ago
Eksportoi 8 tonë domate me pesticide, lihet në burg pronari i subjektit, dy inspektorë të AKU-së në arrest shtëpie 28 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz Technologji

“Putin po përdor Beogradin për ëndrrën perandorake”, Clark: Në fund Serbia do ta njohë Kosovën

albnews by albnews
1 April, 2024
in Technologji
0
“Putin po përdor Beogradin për ëndrrën perandorake”, Clark: Në fund Serbia do ta njohë Kosovën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-komandanti i përgjithshëm i NATO-s, Wesley Clark, ka thënë se Serbia përfundimisht do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ai ka folur edhe për një konflikt të mundshëm në Ballkan, si përpjekjet e  presidentit rus Vladimir Putin ta përdor Serbinë për ëndrrën perandorake të Rusisë. Clark, duke folur për kontekstin aktual gjeopolitik, dhe nëse Rusia po përdor Serbinë për të destabilizuar rajonin e Ballkanit, ka thënë se Serbia ka qenë mikja më besnike e Rusisë për 150 vjet.

“Edhe para se komunistët të merrnin pushtetin dhe ta bënin atë Bashkimi Sovjetik, cari po përdorte Serbinë, për të mbështetur ambiciet perandorake ruse në rajon”, tha Clark në një intervistë për A2CNN. Ai gjithashtu tha se “Vladimir Putin që jeton në një univers imagjinar ku mendon se mund ta kthejë orën e qytetërimit, ku mendon se njerëzit nuk duan të kenë lirinë, se duan të jetojnë nën zgjedhën e një Rusie perandorake. Kjo është ëndrra e zotit Putin. Dhe ai do të destabilizonte Ballkanin në përpjekjen për të mbrojtur ëndrrën perandorake të Rusisë”.

Clark tha se mund të ketë në Ballkan, por nuk është diçka mund ta parashikohet saktë.

RelatedPosts

Hapet Ekspozita Botërore e Industrisë Inteligjente 2025

Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

“Unë mendoj se prania e KFOR-it është një faktor i rëndësishëm.  Mendoj se edhe puna e mirë e ambasadorit Chris Hill në Serbi është po ashtu faktor pozitiv. Kështu që unë mendoj se ne po bëjmë atë që mundemi nga perspektiva e Shteteve të Bashkuara dhe nga perspektiva e NATO-s për tu siguruar që të mos ketë një konflikt të ri në Ballkan. Por, ju e dini, shumë varet nga ajo që ndodh në Ukrainë. Shtetet perëndimore dhe Uashingtoni duhet të intensifikojnë përpjekjet për ti dhënë Ukrainës më shumë ndihmë ushtarake dhe të ndihmojë Ukrainën të mbrohet kundër agresionit rus”.

I pyetur se pse edhe 25 vjet pas fushatës së NATO-s, Kosova ende po lufton për pranim në bashkësinë ndërkombëtare dhe Serbia vazhdon të refuzojë pavarësinë, Clark tha se një pjesë e madhe e rezistencës nxitet nga Rusia, e cila nuk do që ta njohë pavarësinë e Kosovës. “Dhe mendoj se Rusia që po e përdor këtë çështje për të krijuar një çarje mes demokracive perëndimore”.

Clark ka folur edhe për presionin që bashkësia ndërkombëtare po i bën Kosovës, kurse Serbia mbetet e pandëshkuar për sulmin terroristë në Banjskë.

“Kur analizoj balancën e bashkësisë ndërkombëtare, shoh shumë presion mbi Serbinë. Dhe mendoj se presioni është i garantuar sepse Serbia po përpiqet të luajë me dy porta. Unë mendoj se nga njëra anë, njerëzit e zgjuar në Serbi e kuptojnë se është e nevojshme të kenë marrëdhëniet e tyre me perëndimin, por mendoj se poli historik dhe disa nga partitë radikale në Serbi ende po përpiqen të çojnë përpara interesat e tyre egoiste për të ruajtur marrëdhënien me Rusinë. Dhe Serbia do të duhet ta kuptojë këtë.  Nuk mund të luajë me dy porta…”, ka thënë gjenerali amerikan.

Clark duke folur për dialogun dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se Serbia do ta njohë Kosovën.

“Mendoj se Serbia përfundimisht do ta njohë Kosovën si shtet. Unë mendoj se shumë do të varet nga mënyra se si do të përfundojë lufta në Ukrainë. Nëse Ukraina pranohet si anëtare e NATO-s dhe se si do ti përgjigjet Rusia kësaj. Dhe përfundimisht, siç tha Presidenti Obama, historia do të përkulet nga drejtësia. Dhe unë mendoj se drejtësia në këtë rast është ajo qe serbët do të lënë mënjanë ambiciet dhe pasiguritë e tyre historike dhe do të kalojnë në shekullin e 21-të. Të njëjtën gjë duhet ta bëjë Kosova dhe të gjitha vendet e tjera të rajonit”, tha ai.

Gjeneral amerikan ka folur edhe lidhur me anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në NATO.

“Mendoj se me Serbinë ka çështje politike. Nuk mendoj se është gati të anëtarësohet në NATO. Do të ishte befasuese nëse do te ndodhte. Nëse Serbia dot e merrej me çështjet problematike do të ishte e mirëseardhur të anëtarësohej në NATO. Unë mendoj se kjo do të ishte një gjë e mrekullueshme. Do të doja gjithashtu të shihja Kosovën gjithashtu në NATO. Ka disa gjëra specifike që duhet të bëhen për të qenë gati për anëtarësim në aleancë, dhe do të më duhej të hyja në detaje specifike për ta vlerësuar gatishmërinë për t’u anëtarësuar, dhe nuk e kam bërë këtë. Por mendoj se në parim do të ishte një gjë e mrekullueshme nëse i gjithë Ballkani ishte në NATO”, ka thënë Clark.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Princi Harry vendos kurorë për nder të të rënëve të luftës ukrainase në një vizitë surprizë në Kiev

Princi Harry vendos kurorë për nder të të rënëve të luftës ukrainase në një vizitë surprizë në Kiev

12 September, 2025
Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin

Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin

12 September, 2025
Zelensky: Prania e dërguarit special amerikan në Kiev, mbrojtje ajrore për Ukrainën

Zelensky: Prania e dërguarit special amerikan në Kiev, mbrojtje ajrore për Ukrainën

12 September, 2025
Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s në Evropë: Operacioni për rrëzimin e dronëve rusë, i suksesshëm

Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s në Evropë: Operacioni për rrëzimin e dronëve rusë, i suksesshëm

12 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result