Putin refuzon të përgëzojë Biden për fitoren: Nuk ka ende një rezultat zyrtar

albnews
By
1 Min Read

Presidenti rus, Vladimir Putin ende nuk e ka uruar për fitoren në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden.

Ai refuzon ta përgëzojë pasi ende nuk ka përfunduar procesi ligjor, ai dëshiron të presë rezultatet zyrtare.

“Ne besojmë se më e saktë është që të presim derisa rezultatet zyrtare të shpallen”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Theksojmë se lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny ka uruar demoraktin për rezultatin e arritur në zgjedhjet presidenciale amerikane.

“Ky është një privilegj i cili nuk është i disponueshëm për të gjitha vendet”, tha Navalny.

Joe Biden ka siguruar 290 vota elektorale kundrejt Donald Trumpit që ka 214 dhe fituesi shpallet kanidati që siguron 270 vota.

Share This Article