Putin riktheu ligjin e Carit, ndersa rusët “paralizojnë” Google me pyetjen: Si të ikim nga Rusia?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
A protestor wears a hat with the national colours during a rally in support of jailed Russian opposition leader Alexei Navalny in Moscow, Russia January 31, 2021. REUTERS/Maxim Shemetov

Kjo është një nga fjalitë më të klikuara në Google nga rusët në vetëm pak orë nga fjalimi me gjuhë të ashpër i Vladimir Putin paraditen e sotme ku shpalli mobilizimin ushtarak, një ligj i epokës së Carit, i rikthyer për të parën herë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Teksa fjalimi i Putin, i mbushur me kërcënime për sulm bërthamor mbi Perëndimin dhe Ukrainën u komentua nga këto vende si shenjë dëshpërimi për dështimin e planit të pushtimit, vetë rusët duket se kanë humbur besimin te lideri i Kremlinit.

Rritja e kërkimit për një largim nga Rusia u realizua veçanërisht nga Telegram, por është gjithashtu e dukshme në Google Trends, siç nënvizon faqja meduza.io.

Por çfarë mund të ketë shkaktuar dëshirën për të kërkuar një rrugë largimi nga Rusia?

Një eksod i animuar kryesisht nga borgjezët e lartë rusë u regjistrua marsin e kaluar, në ditët menjëherë pas agresionit të Ukrainës kur kufijtë nuk ishin mbyllur ende dhe sanksionet nuk e kishin rënduar ende ekonominë.

Tani situata sigurisht që është përkeqësuar dhe frika nga “mobilizimi i përgjithshëm” po rritet, gjë që mund të detyrojë miliona rusë në moshë edhe të thyer të përfundojnë në draftin ushtarak.

Nuk është rastësi që Duma, dhoma e ulët e parlamentit rus, miratoi njëzëri ligjin që rrit dënimet për ata që shkelin ligjin ushtarak (të lidhur me mobilizimin e përgjithshëm) dhe tradhtarët.

Dhe pastaj është pyetja alarmante e “referendumit” për aneksimin e Donbasit, rezultatet e të cilit nuk janë të parashikueshme.

Share This Article