Putin: Sanksionet e reja amerikane nuk do të ndikojnë seriozisht në ekonominë e Rusisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka reaguar ndaj paketës së re të sanksioneve të shpallura nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe që janë pjesë e paketës së re të 19-të të miratuar nga Bashkimi Europian.

Sanksionet e reja të SHBA-së janë një përpjekje për të ushtruar presion mbi Rusinë. Asnjë vend që respekton veten nuk bën kurrë asgjë nën presion. Ekonomia e Rusisë nuk do të preket seriozisht nga këto sanksione“, tha ai

Presidenti rus e bëri këtë deklaratë në margjinat e fjalimit të tij në kongresin e Shoqërisë Gjeografike Ruse (RGS). Duke folur për sanksionet e reja amerikane, ai i përshkroi ato si një “përpjekje për të ushtruar presion ndaj Rusisë” dhe “një akt jomiqësor që nuk forcon marrëdhëniet ruso-amerikane”.

Në të njëjtën kohë, Putin nuk foli për anulimin e takimit me Trump, por deklaroi se takimi me homologun e tij amerikan “duhet të përgatitet siç duhet”, duke vënë në dukje se Uashingtoni propozoi Budapestin si një vend të mundshëm.

Share This Article