Moska është gatshme t’i sigurojë Indisë, furnizime të pandërprera me naftë. Mesazhi i shefit i Kremlinit, Vladimir Putin në vizitën e tij të parë në 4 vite në Indi, sfidon drejtpërdrejt presidentin amerikan Donad Trump, i cili ka shtuar trysninë ndaj Nju Delhit për të ndalur blerjet e naftës ruse.
Pas bisedimeve me kryeministrin Narendra Modi, Putin tha gjithashtu se ishin firmosur një sërë marrëveshjesh që synojnë fuqizimin e bashkëpunimit indiano-rus. VladimirPutin
“Siç e patë, një sërë marrëveshjesh të rëndësishme mes dy qeverive, agjencive dhe korporatave u nënshkruan sot. Shumë prej tyre synojnë zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes Rusisë dhe Indisë. Partneriteti energjetik po zhvillohet me sukses. Rusia është një partner I besueshëm i resurseve energjetike dhe ne jemi ta gatshëm të vazhdojmë të sigurojmë furnizime të pandërprera me karburant për ekonominë indiane”, tha Putin.
Nga ana e tij, kryeministri Modi tha se forcimi I lidhjeve me Rusinë ishte prioritet për vendin e tij dhe se siguria energjetike ka qenë një shtyllë e fortë dhe e rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai njoftoi hapjen e dy konsullatave të tjera indiane në Rusi, dhe shtoi se një skemë e re vizash 30 ditore do të ishte shpejt e disponueshme për turistët rusë në Indi.
Temë diskutimi ishte edhe lufta në Ukrainë, me Modin që theksoi mbështetjen për çdo iniciativë paqeje.
Putin u prit me tapet të kuq dhe nderimet më të larta në vizitën që synon të rrisë volumin e tregtisë më blerësin më të madh të armëve dhe naftës detare të Rusisë, mes sanksioneve perëndimore.
Vizita vjen në një kohë kur Nju Delhi është i angazhuar në bisedime me SHBA për një marrëveshje tregtare për të reduktuar tarifat ndëshkuese prej 25 përqind të vendosur ndaj produkteve të saj nga Trump, pikërisht për blerjen e naftës ruse.




