Putin: SHBA-ja po përpiqet ta tërheqë Rusinë në luftë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar SHBA-në se po përpiqet ta tërheqë vendin e tij në një luftë në Ukrainë.

Ai tha se qëllimi i Amerikës ishte të përdorte një konfrontim si pretekst për të vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë.

Putin tha gjithashtu se SHBA-ja po injoronte shqetësimet e Rusisë në lidhje me zgjerimin evropian të NATO-s – aleancës ushtarake perëndimore.

SHBA dhe aleatët e saj akuzojnë Rusinë se planifikon të pushtojë Ukrainën, diçka që Rusia e ka mohuar vazhdimisht.

Të martën, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken shkroi në Twitter se SHBA-ja ishte “e angazhuar për të parandaluar një konflikt që nuk është në interesin e askujt”.

Ndërkohë, gazeta spanjolle El Pais ka publikuar ato që ajo thotë se janë dokumente konfidenciale që SHBA-së dhe NATO-së i dërguan Rusisë javën e kaluar – duke përfshirë ofertat e bisedimeve për reduktimin e armëve bërthamore dhe masat e ndërtimit të besimit në këmbim të uljes së tensioneve mbi Ukrainën.

Share This Article