Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se SHBA po bën gabimet që bëri dhe Bashkimi Sovjetik vite më parë dhe që rezultuan në rrëzimin e saj.
Putin deklaroi se SHBA ka një mbivlerësim për veten dhe mendon se i largohet problemeve duke kërcënuar vendet e tjera.
Sipas tij, problemet sa vijnë dhe po rriten dhe kjo e solli edhe rrëzimin e Bashkimit Sovjetik. Me ardhjen e Biden në Shtëpinë e Bardhe të SHBA, tensionet me Rusinë kanë filluar dhe vijojnë prej muajsh.
Dy Presidentët do të takohen në Gjenevë më 16 qershor.