Putin takon kreun e Agjencisë Bërthamore: I hapur për dialog

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha shefit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë bërthamore, Rafael Grossi, se është “i hapur për dialog” rreth centralit bërthamor në Zaporizhja.

Gjatë një takimi në Shën Petersburg, Putin vlerësoi se situata rreth centralit është “shqetësuese”. Centrali më i madh bërthamor në Europë ka qenë shënjestër e vazhdueshme e bombardimeve që prej nisjes së luftës në Ukrainë, me të dyja palët që akuzojnë njëra tjetrën.

Grossi është takuar me Putinin, në kuadër të përpjekjeve të Agjencisë që drejton, për të parandaluar një katastrofë nukleare.

 “Nuk ka kohë për të humbur”, paralajmëroi zyrtari, i cili shtoi se situata rreth centralit është “e rrezikshme, e paqëndrueshme dhe sfiduese”, për shkak të sulmeve të shpeshta. Grossi do të takohet edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev, më vonë gjatë kësaj jave, për të diskutuar lidhur më çështjen.

Share This Article