Putin thirrje Sllovakisë: Vendosni bllokadën energjetike në Ukrainë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë thirrje Sllovakisë që të vendosë bllokadën energjetike në Ukrainë.

Mbyllni dërgesat e tyre të gazit, hiqni furnizimet me energji elektrike — dhe ata menjëherë do të kuptojnë se ka kufij kur bëhet fjalë për shkeljen e interesave të të tjerëve” tha Putin gjatë bisedimeve me kryeministrin Sllovak Robert Fico në Pekin, pasi kritikoi sulmet ukrainase në tubacionin e naftës Druzhba.

Fico, i cili ishte udhëheqësi i vetëm evropian që udhëtoi në Kinë në përkujtimin e 80 vjetorit të fitores “ndaj Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ” dënoi veprimet e Kievit dhe u zotua të rrisë sigurinë e tubacionit në një takim që do të zhvillojë me Volodymyr Zelensky më 5 shtator.

Gjatë takimit, Putin falënderoi Ficon për politikën e jashtme të Sllovakisë.

Nga ana tjetër Fico e krahasoi Bashkimin Evropian me “një bretkosë të ulur në fund të një pusi ” që nuk po sheh se çfarë po ndodh në botë.

Megjithëse e respektoj thellësisht Bashkimin Evropian, nuk është në gjendje t’i përgjigjet lëvizjeve në botë ”, tha kryeministri sllovak, duke shtuar se vendi i tij është shumë i interesuar për bashkëpunimin energjetik me Rusinë dhe furnizimin me naftë dhe gaz nga Federata Ruse.

Fico gjithashtu i premtoi Putinit se Bratislava do të votojë kundër planit të Komisionit Evropian REPowerEU, i cili kërkon ndalimin e plotë të importeve të karburanteve nga Rusia deri në vitin 2027.

Në bisedën e tij me Robert Ficon, presidenti rus ngriti çështjen e garancive të sigurisë për Kievin në rast se përfundon lufta në Ukrainë.

Kjo ishte tema e jona që diskutimum me Trumpin në Anchorage të Alaskës. Dhe më duket se ka vend për të gjetur një konsensus, ” u shpreh Putin pa dhënë detaje.

Sipas Putinit, Moska nuk ka kundërshtuar kurrë pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, por ai e quajti anëtarësimin e vendit në NATO “të papranueshme. ”

Share This Article