Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se homologu i tij i SHBA-së, Donald Trump, po përpiqet “sinqerisht” të gjejë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët në konfliktin ukrainas. Komentet u bënë në një intervistë për India Today, ku Putin e cilësoi misionin e Trump si “të vështirë dhe sfidues”.
“Kjo është një detyrë dhe një mision i vështirë që Presidenti Trump e ka marrë përsipër,” tha Putin, duke shtuar se “arrijtja e një konsensusi midis palëve në konflikt nuk është një detyrë e lehtë”. Ai nënvizoi se, sipas tij, presidenti amerikan “po përpiqet vërtet ta arrijë këtë”. Putin përsëriti synimin e Rusisë për të “çliruar” Donbasin dhe të ashtuquajturën “Rusi e Re”, duke iu referuar territoreve të aneksuara në mënyrë të njëanshme nga Ukraina. Sipas tij, këto objektiva do të arrihen “me mjete ushtarake ose të tjera”.
“Gjithçka varet nga kjo: ose i çlirojmë këto territore me forcë, ose trupat ukrainase do të largohen nga këto territore dhe do të ndalojnë së luftuari atje,” tha Putin.
Deklaratat e tij vijnë në një fazë të re të tensioneve në frontin ukrainas, ndërsa përpjekjet diplomatike ndërkombëtare për një armëpushim të qëndrueshëm vazhdojnë.




