Putin uron Biden-in për fitoren në zgjedhje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Bashkëpunimi ruso-amerikan i bazuar në parimet e barazisë dhe respektit të ndërsjellë do të përmbushte interesat e popujve të të dy vendeve dhe të gjithë komunitetit ndërkombëtar”, thuhet në telegram

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, uroi presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden, për fitoren e zgjedhjeve.

Në një telegram të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit, Putin i uroi Biden-it “çdo sukses” dhe shprehu besimin se Moska dhe Washingtoni mund të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve dhe sfidave me të cilat përballet bota pavarësisht nga dallimet e tyre, pasi të dy vendet “mbajnë përgjegjësi të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin global”. 

“Me këtë ide, bashkëpunimi ruso-amerikan i bazuar në parimet e barazisë dhe respektit të ndërsjellë do të përmbushte interesat e popujve të të dy vendeve dhe të gjithë komunitetit ndërkombëtar”, thuhet në telegram.

Presidenti rus gjithashtu shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe kontakt me Biden-in.

Share This Article