Produktet ushqimore italiane janë nën shënjestrën e Putin.
Agjencia kombëtare e sipërmarrësve agro-bujqësorë italianë, ka apeluar mbi riskun e produkteve vendase nga draft ligji i firmosur nga presidenti rus, i cili përmban një listë vendesh europiane e ekstra europiane të cilave do t’u ndalohet eksport importi i lëndëve të para me Rusinë.
“Ky vendim është përgjigja e menjëhershme dhe e rëndë e Rusisë ndaj saksioneve të fundit të Bashkimit Europian ndaj Rusisë e do të ndjehet sidomos në sektorët më sensibël të ekonomisë së vendeve që janë brenda kësaj liste”, nënvizon komunikimi i Kremlinit.
Në rrezik për Italinë është tregtimi në Rusi i produkteve bazë të dietës mesdhetare; makarona, vaji e vera, të cilat gjatë vitit 2021 kanë arritur një vlerë mbi 670 milionë euro me një rritje 14% në krahasim me vitin 2020.
Ndër produktet made in Italy, më të shitura në Rusi janë verërat e spumantet me një vlerë tregu mbi 150 milionë euro, kafeja që kapërcen 80 milionë euro, vaji i ullirit 32 milionë euro e makaronat 27 milionë euro.
Italia është eksportuesi i parë i verës në Rusi, me një koutë tregu mbi 30 %, duke kapërcyer Francën e Spanjën.
Në mënyrë të vecantë kërkesa më e lartë e tregut rus, është për Spumanten italiane prodhuar në Piemonte, Veneto e Friuli Venezia Giulia si dhe për verën siciliane, toskane, piemonteze e veneta.
Ky vendim i fundit i Rusisë do të rëndoj akoma dhe më shumë dëmin prej më shumë se 1.5 miliardë euro që prodhimet italiane patën për shkak të embargos së 7 gusht 2014 e që solli bllokimin e produkteve si djathi, sallami, bulmeti italian.
Prodhimet made in Italy do të bllokohen të tregtohen në tregun rus, në restorantet ruse e në restorantet e sipërmarrësve italianë në Rusi, duke krijuar një dëm të madh për ekonominë lokale e kombëtare italiane e duke favorizuar prodhimet falso që kopjojnë e shiten sikur të jenë made in Italy.