Putin vizitë zyrtare në Turqi, ja kur pritet të takohet me Erdogan. Zbardhet agjenda e presidentit rus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Turqinë më 12 shkurt për t’u takuar me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan , njoftoi një zyrtar turk, sipas Reuters.

Presidenti turk do të vizitojë edhe Egjiptin më 14 shkurt, raporton Bloomberg, duke cituar zyrtarë turq. Kjo do të jetë vizita e tij e parë në Egjipt që nga viti 2013.

Takimi midis Erdoganit dhe presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi pritet të diskutojë ndihmën humanitare për palestinezët në Gaza dhe hapat për t’i dhënë fund luftës, thanë zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti, sepse vizita nuk është bërë ende. .

Rritja e tregtisë dhe përcaktimi i kufijve të juridiksionit detar në Mesdheun Lindor janë gjithashtu në axhendë, thanë zyrtarët. Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe u bë vitin e kaluar në korrik, kur ministritë e jashtme të dy vendeve njoftuan se marrëdhëniet diplomatike u ngritën sërish në nivel ambasador.

Share This Article