Putin zgjedh vendin e parë në NATO që do vizitojë që nga nisja e luftës në Ukrainë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti rus, Vladimir Putin ka në plan që të lërë Rusinë, për të zhvilluar një takim zyrtar jashtë vendit. Ndalesa e tij është parashikuar që të jetë Turqia, pas një ftese nga presidenti Tajip Erdogan. Lajmi është konfirmuar nga Interfax, duke cituar një zyrtar të Kremlinit

Vizita do të jetë e para e Putinit në një vend anëtar të NATO-s që kur ai urdhëroi dhjetëra mijëra trupa të pushtonin Ukrainën më 24 shkurt 2022. Putin ka udhëtuar pak jashtë Rusisë që nga fillimi i pushtimeve.

“Ka një ftesë nga presidenti i Turqisë. Putin dhe Erdogan ranë dakord që vizita do të bëhet në të ardhmen e afërt, por ne ende nuk kemi folur për data specifike ”, tha këshilltari për politikën e jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov , sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Erdogan, i cili u rizgjodh muajin e kaluar për një mandat tjetër pesëvjeçar, ka kërkuar që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë të mbajë lidhje të forta me Moskën, por edhe me Kievin.

Turqia ka refuzuar të bashkohet me aleatët e saj perëndimorë në vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë, por gjithashtu ka furnizuar me armë Ukrainën dhe ka kërkuar që të respektohet sovraniteti i saj.

Share This Article