Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan nuk kanë diskutuar për mënyrat për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, gjatë takimit të tyre dypalësh në Astana të enjten, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti, duke cituar Kremlinin.
“Tema e një zgjidhjeje ruso-ukrainase nuk u diskutua”, citoi RIA të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.