Putini i shpall “luftë” kreut të Wagnerit pasi ai tha se Rusia ia vrau ushtarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se është i vetëdijshëm për situatën rreth Yeygney Prigozhin, kreut të grupit famëkeq rus, Wagner.

Sipas medias shtetërore ruse, TASS, Putin është po ashtu i vetëdijshëm se Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë, ka nisur një çështje penale për kreun e Wagner, duke e akuzuar atë për thirrje për rebelim të armatosur.

Sipas TASS, Komiteti Kombëtar i Antiterrorizmit tha se akuzat e përhapura nga Prigozhin “nuk kanë bazë”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha gjithashtu se Putini është i vetëdijshëm për situatën dhe “po merren të gjitha masat e nevojshme”.

Kujtojmë se Prigozhin akuzoi të premten udhëheqjen ushtarake ruse për goditjen e një kampi ushtarak Wagner dhe vrasjen e një numrit të madh të forcave të tij mercenare.

Prigozhin pretendoi se Ministria Ruse e Mbrojtjes e mashtroi Wagnerin dhe ai u zotua se do t’u përgjigjej këtyre “mizorive”.

Share This Article