Putini planifikon rritje taksash për pasanikët rusë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Vladimir Putin tha se ai do të rrisë taksat për qytetarët e pasur rusë pasi vendi po përjeton efektet e pandemisë së koronavirusit.

Në fjalimin e sotëm televiziv, Putin propozoi një rritje të normës vjetore të taksës mbi të ardhurat nga 13% në 15% të fitimeve mbi pesë milion rubla (58,228 pound; 72.833 dollarë).

Do të jetë hera e parë që Rusia do do rrisë normën që nga momenti kur u vendos një normë e sheshtë e taksave në 2001.

Presidenti, vlerësimi i të cilit ka rënë në një nivel të ulët, tha që ndryshimet do të shtojnë 60 miliardë dollarë në buxhet dhe mund të hyjnë në fuqi në 1 Janar 2021.

Aktualisht, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, në Rusi ka pothuajse 600,000 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 8.349 vdekje./BBC

Share This Article