Pyetja ‘pikante’ e gazetarit drejtuar avokatëve të Belerit, reagon Idrizi: Mjaftoi guximi i tij për të kuptuar standardin grek të drejtësisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas pyetjes së gazetarit të News24, Igli Çelmeta drejtuar avokatëve të Fredi Belerit në një konferencë për shtyp lidhur me kërkesën e çamëve për pronat në Greqi, reagon kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Marrë shkas nga përgjigjes së marrë nga avokatët e Belerit që “Jemi këtu për çështjen Beleri”, Idrizi shkruan se mjaftoi kjo pyetje për të kuptuar standardin grek të drejtësisë.

Reagimi i Shpëtim Idrizit:

Sot dua ti shpreh mirënjohjen gazetarit të News 24 tv Igli Çelmeta, pas kaq shumë kohe, më në fund një gazetar Shqiptar “guxoi” të pyesë në një konferencë shtypi përfaqësuesit e Asamblesë së Kryetarëve të dhomave të avokatisë :

Greqia nuk lejon shtetasit Shqiptarë me origjinë Çame të kërkojnë pronat në Greqi, a është kjo shkelje e të Drejtave të Njeriut për qindra mijëra qytetarë ?

Do të protestonit Ju dhe për ketë shkelje të shtetit Grek ?

Përgjigja: Jemi këtu për çështjen Bejleri!!!!!!

Mjaftoi “guximi” i një gazetari për të kuptuar standardin grek të drejtësisë ” Evropiane” që vlen për një të akuzuar për vrasje dëshmorësh të atdheut, për nja te dënuar për dhunim te simboleve kombëtare e urrejtës etnike, për një te akuzuar për shitblerje votash .

Por mesa duket Drejtësia “Evropiane” Greke, nuk vlen për mijëra Shqiptare te Çamërisë , qe pasi u vranë u masakruan, u përzunë kane 80 vjet qe u nëpërkëmben te drejtat themelore te njeriut, e drejta e jetës, e pronës dhe e lëvizjes së lirë.

Mirënjohje për gazetarin Igli Çelmeta dhe një shembull për tu ndjekur nga te gjithë gazetaret Shqiptare .

Share This Article