Pyjet e Shqipërisë po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pyjet e Shqipërisë po tkurren çdo vit, për shkak të zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe mos-mbjelljes së drurëve të rinj. Nga mbi 1.1 milionë hektarë, hapësira pyjore ka rënë nën 970 mijë hektarë. Kjo zhdukje gradualisht e dobëson ekosistemin dhe rrit rrezikun për mjedisin dhe komunitetet.

Në Shqipëri ka më pak pyje. Zjarret dhe prerjet e paligjshme nga njëra anë dhe mos-mbjellja e bimëve të reja nga tjetra nga tjetra po tkurrin nga viti në vit sipërfaqen e gjelbër të vendit. Nga mbi 1.1 milionë hektarë deri në 2022-shin, vitin e shkuar hapësira me pisha, lisa, dushqe apo shkurre u kufizua në më pak se 970 mijë hektarë.

Pyjet e Shqipërisë po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e

Në rënien me 18 për qind të hapësirës pyjore, ndikim ka pasur edhe fakti se nuk është përllogaritur sipërfaqja e fondit pyjor dhe kullosor që ndodhet brenda zonave të mbrojtura.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë ndërkohë se pjesa më e madhe e sipërfaqes me pyje në vend përbëhet nga drurë frutorë, ndjekur nga shkurret dhe ata halorë.

Pyjet e Shqipërisë po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e

Bashkë me tkurrjen e sipërfaqes, në rënie rezulton edhe vëllimi pyjeve. Nga rreth 55 milionë metër kub deri në 2022-shin, gjatë vitit të shkuar vëllimi i përgjithshëm i pyjeve u tkurr në pak më shumë se 53 milionë metër kub.

Pyjet e Shqipërisë po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e

Volumi është treguesi më domethënës i situatës në pyje, që prej vitesh pëson tkurrje, si pasojë e shfrytëzimit pa kriter, djegieve apo prerjeve në mënyrë të paligjshme të qindra mijëra hektarëve çdo vit.

Sipas të dhënave nga Prokuroria e Përgjithshme, në harkun e viteve 2017-2023, 134 persona janë proceduar penalisht me akuzën e zjarrvënies së qëllimshme të pyjeve. Nga ana tjetër, të dhënat nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore tregojnë për një numër tejet të ulët të personave të dënuar. Vetëm 2 në 6 vitet e fundit! /A2

Share This Article