Qardaku dhe Maloku: Detyrim fitorja ndaj Kosovës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy futbollistët e kombëtares U-21 të futbollit, Eridon Qardaku dhe Leonardo Maloku kanë dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp në stadiumin “Elbasan Arena”, ku folën në lidhje me grumbullimin, përgatitjet që po zhvillon tekniku Alban Bushi dhe pritshmëritë për sfidën ndaj Kosovës, më 15 tetor në Elbasan.

Maloku theksoi se, “atmosfera në skuadrën e shpresave është shumë e mirë, kushtet janë optimale. Jemi të gjithë gati për përballjen e radhës ndaj Kosovës U-21, jemi të përqëndruar tek udhëzimet e trajnerit Bushi. Së bashku me shokët e skuadrës do mundohemi të fitojmë ndeshjen e radhës ndaj Kosovës”.

“Ne si çdo ndeshje do të mundohemi të fitojmë edhe ndaj Kosovës do të luftojmë për të fituar. Për ne si futbollistë çdo ndeshje është detyrim për tu fituar dhe këtë duhet të bëjmë”, tha ai

Ndërsa Eridon Qardaku që aktivizohet në radhët e ekipit të Bylis në Kategorinë Superiore u shpreh se, “për ne është detyrim fitorja, kushtet janë shumë të mira. Gjërat janë pozivitive, ne po përmirësohemi në disa aspekte, edhe sipas analizës që kemi bërë më trajnerin gjatë përgatitjeve tona”.

“Ndeshjen e radhës ndaj Kosovës duhet të bëjmë kthesën, e të shpresojme deri në fund të eliminatoreve”, shtoi ai./ATSH/

Share This Article