ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës 5 hours ago
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files 5 hours ago
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme. 5 hours ago
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite 5 hours ago
Pse hekurudhat shpesh duket se janë në kaos të tillë gjatë Krishtlindjeve 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Që kjo sëmundje të mos na bëjë më mizorë ndaj njëri-tjetrit, sesa ndaj kafshëve

albnews by albnews
5 April, 2020
in Bota
0
Që kjo sëmundje të mos na bëjë më mizorë ndaj njëri-tjetrit, sesa ndaj kafshëve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Christofer J.Scalia

Një burim i besueshëm lehtësimi gjatë kohërave të vështira, është dëgjimi i historive nga njerëz që na thonë se dikur ka qenë edhe më keq. Kjo është arsyeja pse ditët e fundit, kam lexuar shumë në lidhje me epidemitë. Në vitet 1665-1666, Murtaja e Madhe e Londrës vrau më shumë se 68.500 njerëz.

RelatedPosts

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Imran Khan dhe gruaja e tij u dënuan me burgim të mëtejshëm pas një rasti mashtrimi me dhurata shtetërore

Dhe kjo sipas të dhënave zyrtare, pasi numri real ishte ndoshta afër 100.000 viktima. Ndërkohë, anglezët ishin në atë kohë në luftë me hollandezët, dhe më pak se një vit pasi u ndal murtaja, një zjarr i fuqishëm do të shkatërronte pjesën më të madhe të qytetit.

Dhe sot na duket sikur ka ardhur fundi i botës, vetëm sepse duhet të veshim një këmishë të pastër për një tjetër Zoom- konferencë. Dy nga rrëfimet më të famshme të murtajës, janë ditari i kohës i Samuel Pepis, dhe romani “Rrëfim mbi murtajën”, botuar nga Daniel Defo në vitin 1722.

Edhe pse shumë të ndryshme, që të dyja veprat përcjellin tensionin, frikën dhe tmerrin që gjallonte në atë kohë tek londinezët, kur murtaja e gllabëroi gjithë qytetin. Shkalla e vdekshmërisë së murtajës, duhet të na japë një lloj këndvështrimi perspektiv.

Edhe pse pandemia aktuale mund të jetë vdekjeprurëse, ajo është shumë e butë krahasuar me murtajën londineze. Njëkohësisht, disa nga detajet që përshkruajnë Pepis dhe Defo, janë të ngjashme me ato që kemi përjetuar gjatë muajve të fundit.

Atëherë, ashtu si tani, pati zëra për afrimin e sëmundjes, pati gjithashtu një shqetësim në rritje nga vdekjet e para, një shtim të frikës kur infeksionet dhe vdekjet u shtuan shumë, dhe pasiguri mbi mënyrën se si individët dhe qeveritë duhet të reagonin.

Dhe ashtu si tani, ajo katastrofë shkaktoi dëme të mëdha në ekonomi. Shembulli im i preferuar,  është spekulimi që merr Pepis, mbi efektin që do të kishte murtaja mbi modën e mbajtjes së parukeve në kokë, kryesisht nga fisnikëria ”pasi askush nuk do të guxojë të blejë ndonjë të tillë tani nga frika e infeksionit, pasi flokët janë prerë nga kokat e njerëz të vdekur nga murtaja”.

Të paktën ne nuk e kemi këtë lloj shqetësimi. Atëherë ashtu si tani kishte distancim shoqëror. “Kura më e mirë kundër murtajës, është të shpëtosh prej saj”-këshillon narratori Defo. Edhe kjo ishte më ekstreme se atëherë:ushtarët bënin roje në shtëpitë e të sëmurëve, duke i mbajtur ata forcërisht brenda, pavarësisht se ulërisnin dhe luteshin të liroheshin.

Në rrëfimin e Defo, një familje shpëtoi nga burgu duke hedhur në erë një nga rojet. Kur Pepis hasi një kufomë të braktisur në një arkivol të hapur, ai reflektoi se “kjo sëmundje po na bën më mizorë ndaj njëri-tjetrit, sesa ne qenve”.

Dhe nëse raportet mediatike se njujorkezët po adoptojnë qen nga strehëzat e kafshëve, për t’u bërë shoqëri gjatë karantinës janë të sakta, atëherë koronavirusi po na bën t’i trajtojmë qentë veçanërisht mirë. Disa njerëz, shpresojnë që pandemia aktuale do të lëmojë disi skajet e mprehta të partizanizmit.

Defo tregon se diçka e tillë ndodhi edhe gjatë Murtajës së Londrrës, teksa të krishterët e besimeve të ndryshme, e shihnin njëri-tjetrin me më pak dyshim. Fatkeqësisht, ndjenjat e mira nuk zgjatën dhe kur mutaja nisi të largohej, katolikët dhe anglikanët nisën të përlesheshin sërish me njëri-tjetrin.

Narratori i Defo gjithashtu shpresonte se fundi i murtajës, do t’i frymëzonte londinezët të kujtonin mëshirën e Zotit. Ai iu zhgënjye: “Ata kënduan për nder të tij, por shumë shpejt i harruan veprat e tij”.

As përvoja e tmerrshme që kaluan, nuk i ndryshoi zakonet e përditshme:”Unë do të dëshiroja që ashtu si qyteti që kishte një fytyrë të re, edhe sjelljet e njerëzve të kishin një pamje të re, por sjellja e përgjithshme e njerëzve, ishte ashtu si më parë”.

Nëse ajo epidemi është një lloj precedenti, atëherë nuk duhet të presim që natyra njerëzore të ndryshojë kur të kalojë kriza shëndetësore aktuale. Unë mendoj ende mbi optimizmin e poetit Xhon Drajden. Në vitin 1666, qyteti i mbijetoi kërcënimit të trefishtë të murtajës, zjarrit dhe luftës, dhe Drajden e imagjinoi Londrën e rilindur si një Feniks:”Tani ajo është më e madhe, dhe më hyjnore”. Prandaj, le të ndërtojmë diçka të madhe, edhe mbi “hirin” që do të lërë pas kjo sëmundje. / “National Review” – bota.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

22 December, 2025
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

22 December, 2025
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

22 December, 2025
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result