“Qëllimi i ekzistencës tonë është t’u ofrojmë shqiptarëve alternativë qeverisëse”- Basha: Udhërrëfyesi në rrugën e re që nisim është…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë me një mesazh pak orë para mbledhjes së kryesisë së PD. Me anë të një postimi në Facebook, Basha thotë se ‘Qëllimi i ekzistencës sonë është që t’ju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre’.

“Arsyeja pse ekzistojmë si forcë politike është që t’ju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi i ekzistencës sonë është që t’ju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre.

Ky do të jenë udhërrëfyesi në rrugën e re që nisim sëbashku”, shkruan Basha ne Facebook.

Kujtojme qe ditën e djeshme, Kuvendi Kombëtar i PD-së miratoi ndryshimet në statut e PD-së, duke i hapur rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, përfshirë Kreun e Grupit Parlamentar, post të cilin e mori kryetari Lulzim Basha, duke larguar kështu Gazment Bardhin.

Share This Article