Qëllohet me armë helikopteri që po udhëtonte Presidenti kolumbian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Helikopteri me të cilin udhëtonte presidenti i Kolumbisë është qëlluar me armë pranë kufirit me Venezuelën.

Presidenti Iván Duque po fluturonte drejt Cúcuta në provincën Norte de Santander, së bashku me ministrin e mbrojtjes, ministrin e brendshëm dhe guvernatorin e krahinës.

Një zëdhënës i presidencës tha se askush nuk u lëndua në incident.

Z. Duque denoncoi “sulmin frikacak” dhe ai tha se nuk ishte i frikësuar “nga dhuna ose aktet e terrorizmit”.

Qëllohet me armë helikopteri që po udhëtonte Presidenti

“Shteti ynë është i fortë dhe Kolumbia është e fortë për t’u përballur me këtë lloj kërcënimi,” tha ai në një  video të postuar në Twitter.

“Forcat e sigurisë janë nën urdhra për të gjetur përgjegjësit,” shtoi ai.

Qëllohet me armë helikopteri që po udhëtonte Presidenti
Share This Article