Qëllohet me breshëri 46-vjeçari, plagoset në këmbë (DETAJET)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Kamëz në afërsi të bathores, ku i është bërë atentat me armë një 46-vjeçari.

Burime bëjnë me dije se 46-vjeçari A.H është qëlluar me armë zjarri nga dy persona të cilët kanë qenë duke lëvizur me automjet.

46-vjeçari është plagosur në këmbë dhe është dërguar me urgjencë në spital ku po mer ndihmën mjekësore.

Njoftimi:

Më datë 02.11.2023, rreth orës 19:15, në afërsi të kryqëzimit të Bathores, në rrethana ende të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar të cilët lëviznin me një motomjet, kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H., 46 vjeç. 

Si pasojë 46-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article