Gjykimi ndaj Dibran Hoxhës, i njohur si “Kobra”, dhe të tjerëve të akuzuar për vrasjen që ndodhi në vitin 2023 në klubin e natës “Cobra City” në Prizren, ka përfunduar me aktgjykim në shkallë të parë.
Dibran Hoxha, i akuzuar për vrasjen e kuksianit Visart Cengu në klubin “Cobra City”, është dënuar me 23 vite burgim, ndërsa për armëmbajtje pa leje ka marrë 2 vite burgim. Dënimi unik për të, i njohur me nofkën “Kobra”, është përcaktuar në 24 vite burgim.
I akuzuari Roland Susuri, për tri vepra penale, është dënuar me burgim unik prej 7 vitesh: pjesëmarrje në rrahje 1 vit e 6 muaj, manipulim me prova 4 vite e 6 muaj, dhe armëmbajtje pa leje 1 vit e 6 muaj.
Arben Vezaj për pjesëmarrje në rrahje është dënuar me 1 vit burgim.
Burim Mazreku për manipulim me prova ka marrë 1 vit burg, ndërsa Jesmir Badallaj për pjesëmarrje në rrahje dhe armëmbajtje pa leje është dënuar me 2 vite burgim unik.