Qëndrimi i ftohtë me Ramën, Kryeministrja e Serbisë: Nuk mund të jem e përzemërt me një njeri që kërkoi sanksione për Serbinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabić ka deklaruar se ka ka mbajtur një qëndrim të ftohtë ndaj kryeministrit Edi Rama në Samitin e Procesit të Berlinit për faktin se ai kërkoi që t’i vendoseshin sanksione Serbisë.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç pati një përshëndetje të ftohtë dhe protokollare me kryeministrin Edi Rama në samitin e sotëm të Procesit të Berlinit në Tiranë. Për qëndrimin e saj të akullt ajo u shpreh që vjen prej faktit se Rama kërkoi vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë për sulmin e 24 shtatorit në Veri të Kosovës. Kjo sipas saj, nuk është në përputhje me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe as me atë që po bëhet me iniciativën e “Ballkanit të Hapur”.

Share This Article