“Qeni më i vjetët në botë”, Bobi 31 vjeç thyen rekord Guinness

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një qen portugez 31-vjeçar, i quajtur Bobi, hyri në Rekordet Botërore Guinness si “qeni më i vjetër në botë.

Bobi është një racë e pastër “Rafeiro do Alentejo”, racë qensh roje bagëtish me një jetëgjatësi mesatare prej vetëm 12-14 vjetësh.

Ai tani ka arritur të jetojë më shumë se dyfishin e jetës mesatare. 

Qeni portugez ka thyer një rekord pothuajse shekullor; sipas Rekordeve Botërore Guinness qeni i mëparshëm i quajtur Bluey, ishte një qen australian bagëtish dhe kishte jetuar për 29 vite e 5 muaj. Ndësa Bobi me datëlindjen më 11 maj 1992, Rekordet Botërore Guinness sot e përshkruajnë atë  “jo vetëm si qenin më i vjetër të regjistruar ndonjëherë, por edhe si qenin më të vjetër që jeton.”

Qeni Bobi ka jetuar gjithë jetën e tij me familjen Costa në fshatin Conqueiros, në Leiria të Portugalisë.

Pronari i tij Leonel Costa tha se një nga arsyet e rëndësishme për jetëgjatësinë e qenit të tij të dashur është se ai ka jetuar gjithë jetën e tij larg qytetit në një mjedis të qetë dhe paqësor.

Bobi, i cili nuk është lidhur kurrë, ka qenë gjithmonë i lirë të zbulojë pyjet dhe fermat aty pranë, vuri në dukje Costa.

 Edhe pse Bobi i pëlqen ende shëtitjet, mosha po e bën të vetën, qeni është më pak aventurier, gëzofi i tij  hollohet, shikimi i është përkeqësuar dhe i duhet të pushojë më shumë se dikur.

Share This Article