Qershori ishte muaji më i nxehtë i regjistruar në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qershori 2019 që është karakterizuar nga një valë e jashtëzakonshme të nxehti në Evropën Perëndimore, ka qenë muaji qershor më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave të publikuara sot.

Sipas këtyre të dhënave të shërbimit evropian Kopernikus mbi ndryshimin klimatik, termometri në muajin qershor ka treguar 0,1 gradë Celsius më shumë se sa në rekordin e mëparshëm (qershor 2016), por më shumë këtë të nxehtë e ka vuajtur Evropa, ku temperaturat kanë qenë mesatarisht 2 gradë Celsius mbi normën.

Shumë rekorde u thyen javën e fundit në shumë vende evropiane të mbytura nga i nxehti, për shkak të një ajri të ngrohtë të ardhur nga Saharaja.

Temperaturat kanë kaluar normat me 10 gradë Celsius në Gjermani, në veri të Spanjës, Itali dhe Francë, ku u arrit të premten rekordi absolut prej 45,9 gradë Celsius./ATSH/

Share This Article