Qetëson shefi i CIA-s: Rusia nuk po planifikon sulme bërthamore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA, William Burns deklaron se shërbimi i inteligjencës nuk ka parë asnjë provë praktike deri në këto momente se rusët po planifikojnë vendosjen apo edhe përdorimin e mundshëm të armëve taktike bërthamore në Ukrainë.

Deklarata e rëndësishme që qetëson në një farë mënyrë të gjithë botën, u bë nga shefi i CIA gjatë një konference të organizuar nga Financial Times.

Rusia vendosi arsenalin e saj bërthamor në gatishmëri të lartë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt dhe në atë kohë Burns paralajmëroi se duke pasur parasysh kërcënimin e udhëheqjes ruse, kjo gjë nuk duhej marrë me lehtësi.

Share This Article