Qeveria – 5 mln euro dëmshpërblim për qindra milionë euro dëme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria nuk do të kompesojë praktikisht asgjë për familjet e përmbytura nga korrupsioni në infrastrukturë. Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria do të kompesojë 500 milionë lekë ose 5 milionë euro për qytetarët e përmbytur, pavarësisht se dëmet nga vërshimi i ujit vlerësohen disa fish më të larta.

Në postimin e tij Rama shkruan:

Fondet e parashikuara për mbrojtjen civile synojnë rritjen e sigurisë përballë fatkeqësive natyrore, garantimin e kompensimit për qytetarët e prekur, si dhe forcimin e masave parandaluese për reduktimin e rreziqeve në të ardhmen

Fondet e parashikuara për mbrojtjen civile dhe parandalimin e fatkeqësive;

1.5 miliardë lekë për financimin e projekteve për parandalimin e fatkeqësive natyrore

300 milion lekë për financimin e projekteve për digat dhe rezervuarët

1 miliardë lekë në formën e transfertës së kushtëzuar

500 milionë lekë për kompensimin e qytetarëve

500 milionë lekë për investime

Marrë nga Kapitali.al

Share This Article