Qeveria amerikane nënshkruan kontratë për 100 milionë doza të vaksinës kundër Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari për Shëndetësi dhe Shërbime Humane, Alex Azar, njoftoi se qeveria amerikane ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Pfizer” për 100 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit, posa ajo të miratohet.

“Sapo nënshkruam një kontratë me liderin global farmaceutik Pfizer për prodhimin e 100 milionë dozave të vaksinës duke filluar nga dhjetori i këtij viti me mundësinë e blerjes së gjysmë miliardi dozave. Ato sigurisht që duhet të jenë të sigurta dhe efektive”, tha Azar.

Sipas tij, nga pesë vaksinat e mundshme që i priorizojnë Shtetet e Bashkuara, tri kanë pasur rezultate të mira në fazën e parë të testimit.

Në mesin e tyre përfshihen vaksinat e zhvilluara nga kompanitë “Pfizer”, “Moderna” dhe “Astrazeneca”, shkruan “The Guardian”.

“Është një situatë shumë serioze me të cilën po përballemi tani, por i kemi mjetet për t’u marrë me të”, shtoi Azar.

Share This Article