Qeveria britanike do të lejojë mbi 60 mijë tifozë në “Wembley”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 21: The Henri Delaunay Cup is seen at Wembley Stadium during the UEFA EURO 2020 Launch Event at City Hall on September 21, 2016 in London, England. (Photo by Christopher Lee - UEFA/UEFA via Getty Images)

Qeveria britanike ka njoftuar se do të lejojë më shumë se 60 mijë shikuese në gjysmëfinale dhe në finale të “Euro 2020” që luhet në stadiumin “Wembley”.

AP, ka njoftuar se ende nuk janë dhënë detaje se si do të lejohen tifozët e kombëtarëve përkatëse apo do të lejohen të fluturojnë drejt Londrës.

Qeveria tashmë është pajtuar të rrit numrin e shikuesve në 40 mijë për një ndeshje të 1/8 së finales. Në fazën grupore në “Wembley” janë lejuar 22 mijë shikues.

“Wembley” do  të mbushet deri në 75 për qind të kapacitetit në gjysmëfinale dhe finale.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin ka thënë se “është falënderues ndaj kryeministrit dhe qeverisë britanike për punën e madhe që kanë bërë për të finalizuar këto ndryshime”.

UEFA ka bërë të ditur në javën e kaluar se ishte në bisedime me autoritet e Londrës që t’i lejojë tifozët që të qëndrojnë deri në 24 pa u izoluar.

Share This Article